Për arsye nga më të ndryshmet, nënat beqare janë shumë të zakonshme këto kohë. Disa prej tyre kishin fëmijë përpara se të martoheshin, të tjerët kanë pasur një divorc të ashpër. Është shumë e vështirë që një nënë beqare të martohet sërish, por historia që do të dëgjoni në këtë artikull, është shumë e pazakontë dhe ka një fund të lumtur.

Për femrat, martesa është diçka emocionuese, prekëse dhe e shumëpritur. Kur një djalosh i pashëm me emrin Grant Tribet filloi të takohej me një nënë beqare e cila kishte emrin Kassandra Resçar vitin e kaluar, ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë, pasi ajo tashmë kishte një vajzë 5 vjeçe, që kujdesej vet për të. Shumica e meshkujve nuk e vlerësojnë idenë e rritjes së fëmijëve të tjetër kujt, por Grant kishte një mendim ndryshe sa i përket kësaj. Ai nuk e kishte bezdi faktin që Kasandra ishte martuar më parë dhe pranoi me kënaqësi të hynte në rolin e babait.

Kështu, ai fillimisht i propozoi asaj për martesë dhe më pas i propozoi fëmijës që të jetë babai i saj. E lumtur si asnjëherë më parë, Kassandra këtë lajm e postoi në profilin e saj në facebook. Pasi i propozoi asaj, Grant u ul në një gjunjë përpara vajzës së saj 5-vjeçare, Adriannas dhe e pyeti: “A mund të jem babi yt? Të premtoj se do të të dua dhe të mbroj gjatë gjithë jetës sime? Vajza ishte shumë e lumtur, që më në fund kishte një baba.