Çdo dritë paralajmëruese po pulson me ngjyrë të kuqe. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, rikuperimi i pabarabartë nga pandemia e Covid-19 dhe thatësira në pjesën më të madhe të kontinentit kanë krijuar një krizë të rëndë energjitike, rritjen e inflacionit, ndërprerje të furnizimit dhe pasiguri për të ardhmen ekonomike të Europës.
Qeveritë po përpiqen të ndihmojnë më të rrezikuarit. Mes konfuzionit, të gjithë bien dakord për një gjë: Europa po shkon drejt recesionit.
Se sa e ashpër do të jetë rënia ekonomike varet nga mënyra se si do të merren masat për shkak të krizës energjetike dhe si do t’i përgjigjen politikëbërësit.
Këtë javë çmimet e energjisë shënuan një rritje dikur të paimagjinueshme: më shumë se 290 € për megavat orë (mwh) për gazin standard që do të shpërndahej në tremujorin e katërt të vitit (çmimi para pandemisë ishte rreth 30 €); dhe më shumë se 1200 € për mwh për energjinë elektrike gjatë ditës për të njëjtin tremujor në Gjermani (nga rreth 60 €).
Për shkak se gazi është karburanti margjinal në shumicën e tregjeve europiane të energjisë elektrike, ai përcakton çmimin për energjinë më gjerësisht. Ekonomia europiane hyri në krizë pavarësisht se ishte e fuqishme, raporton abcnews.al.
Tregu i punës është ende relativisht i shëndetshëm, me papunësinë që shkonte në 6.6%, sipas standardeve mediokre të Europës. Pagat me siguri do të të shënojë rritje në muajt e ardhshëm, pasi pritet të rinegocionohen kontratat afatgjata.
Besimi i konsumatorëve ra në fillim të luftës, por konsumi nuk ra. Pritjet për inflacionin janë ulur disi.
Megjithatë gjërat do të duken shumë më të zymta pas disa muajsh për tre arsye.
Së pari, industria është nën presion. Në pranverë, drejtuesit e prodhuesve më të mëdhenj të Europës argumentuan se ndërprerja e furnizimit me gaz rus shumë shpejt do të shkaktonte një krize ekonomike.
Pavarësisht çmimeve të larta, prodhimi industrial deri më tani ka mbetur i qëndrueshëm.
“Një pjesë e arsyes është se firmat ende po punojnë me porositë e mbetura nga e kaluara,” tha Michael Huther nga Instituti Ekonomik Gjerman. Por kjo situatë nuk do të zgjasë përgjithmonë, dhe disa tregues të rëndësishëm të largpamës janë të zymtë.
Rënia reflekton një dobësim të ekonomisë globale dhe në veçanti kineze. Siç vëren Brooks, një rënie e tillë mund të shënojë një pikë kthese në ciklin ekonomik. Industritë më të prekura ndoshta do të jenë në lindje të Rhine. Sipas sondazheve të fundit në Gjermani dhe Austri, të dhënat tregojnë se ekonomia është drej tkurrjes.
Mbështetja e Gjermanisë nga blerësit kinezë rrezikon të zvogëlojë kërkesën për mallra në të gjithë zinxhirin e furnizimit teutonik. Industria italiane duket se është në rënie të lirë. Polonia dhe Republika Çeke, të dyja jashtë zonës së euros, janë gjithashtu të rrezikuara, raporton abcnews.al.
Përjashtim bën Hungaria, ku prodhimi po rritet me ritme të larta, falë investimit të baterive, bumit të automjeteve elektrike dhe kontratave afatgjata të energjisë (edhe pse disa prej tyre së shpejti do të marrin fund).
Arsyeja e dytë është se shpenzimet e konsumatorëve për shërbime do të përpiqen për shpëtuar ekonominë e kontinentit.
I nxitur nga një sezon i mirë në Francë dhe në jug të Europës, teksa pushuesit përdorën me bollëk kursimet e tyre gjatë pandemisë, turizmi shënoi rritje gjatë verës. Por pesimizmi po rritet pasi konsumatorët po shtrëngojnë rripat në përgatitje për një dimër të gjatë e të ftohtë.
Shërbimet ka të ngjarë të ngecin gjatë muajve të ardhshëm, me pronat e paluajtshme dhe transportin që po përballet me vështirësi veçanërisht të rënda, sipas indeksit të menaxherëve të blerjeve të s&p Global.
Së fundmi, Europa, me siguri do të shohë që shoku energjetik do të përkojë me rritjen e normave të interesit.
Duke nënvlerësuar rritjen e çmimeve së bashku me shumë banka të tjera qendrore të botës, BQE-ja tani është e vendosur të rikthejë inflacionin vjetor në objektivin e saj prej 2%, nga 9.1% e regjistruar në gusht.
Isabel Schnabel, një anëtare e bordit të bankës, tha se ekonomia do të vuajë edhe më shumë, gjatë një mbledhjeje të fundit Bankës Qendrore të Rezervës Federale në Jackson Hole, Wyoming.
Prandaj, ekonomistët presin që BQE-ja të përpiqet të forcojë kredencialet e saj për luftën kundër inflacionit me një rritje të konsiderueshme të normës së interesit në takimin e saj të ardhshëm të politikës më 8 shtator, duke rritur ndoshta normat me tre të katërtat.
Në pritje, yield-et e obligacioneve europiane afatshkurtra dhe afatgjata janë rritur gjatë muajit të kaluar. Pavarësisht kësaj, euro ka vazhduar të shënojë rënie, e barabartë me dollarin për herë të parë në dy dekada.
Kjo pasqyron një perspektivë të përkeqësuar për ekonominë e Europës dhe vendimin e investitorëve globalë.
Ky është një tjetër shqetësim për politikëbërësit në kontinent, pasi një monedhë më e dobët nxit inflacionin përmes importeve më të shtrenjta, duke goditur të ardhurat reale dhe rrjedhimisht konsumin.
E gjithë kjo sugjeron se ekonomia evuropiane është e sigurt se do të hyjë në një recesion, e udhëhequr nga Gjermania, Italia dhe Europa Qendrore dhe Lindore.
Analistët në JPMorgan Chase, një bankë, presin rritjen e normave vjetore prej -2% për zonën e euros në përgjithësi në tremujorin e katërt të këtij viti, -2.5% për Francën dhe Gjermaninë dhe -3% për Italinë.
Problemet dhe borxhet e larta të Italisë mund të shkaktojnë shqetësime në tregjet e bonove të Europës. Politikanët europianë deri më tani kanë shpenzuar shumë kohë duke menduar se si t’i përgjigjen rritjes së çmimeve të energjisë.
Por ata së shpejti mund të përballen me një krizë./The Economist (Përktheu:abcnews.al)