A man buys school supplies at a supermarket in Lille, northern France, on August 30, 2022, a few days before the start of the school year. (Photo by DENIS CHARLET / AFP)

Sipas të dhënave paraprake nga Eurostat, inflacioni në Greqi u rrit në 11.1% në gusht të këtij viti.
 
Ndërsa në eurozonë, inflacioni mesatar vlerësohet me 9.1% në gusht 2022, nga 8.9% që ishte në korrik, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave.
 
Nga një vështrim mbi shkaktarët kryesorë të inflacionit në eurozonë, energjia shënon normën më të lartë vjetore në gusht (38.3%, krahasuar me 39.6% në korrik), e ndjekur nga produktet ushqimore, alkooli dhe duhani (10.6%, kundrejt 9.8% në korrik), mallrat industriale të energjisë (5.0%, kundrejt 4.5% në korrik) dhe shërbimet (3.8%, kundrejt 3.7% në korrik).