Fermerët e mollëve në veri të Italisë po përdorin frigoriferë natyralë të gdhendur nën një kodër për të ruajtur të korrat e tyre në një mjedis të kontrolluar që mbetet në një temperaturë konstante në të gjitha stinët.

Treqind metra nën pemishtet e tyre në Predaia, një qytet i vogël në rajonin e Trentino-s, grupi Melinda ka krijuar 34 zona frigoriferike në shpella të gjera, ku ata janë në gjendje të mbajnë 12-13% të prodhimit të tyre dhe të ulin kostot e tyre të energjisë.

“Kemi filluar të korrat, do të vazhdojë për 30 ose 40 ditët e ardhshme dhe pasi të jenë vjelur të gjithë frutat, ato do të ruhen në shpella rreth 500 metra larg këtu, ku do të mbahen gjatë gjithë kohës dimrit dhe më pas shitet gjatë gjithë vitit”, ka thënë Loris Calliari, bujk.

Shpellat aktualisht ruajnë rreth 30,000 ton mollë, një shifër që pritet të rritet në 40,000 ton në të ardhmen e afërt. Brenda zonave frigoriferike të shpellave, mollët ruhen në kuti plastike të grumbulluara dhe lëvizen nga punëtorët që operojnë me pirun.

“Nga perspektiva e nivelit të ndikimit mjedisor, ne kemi parë më shumë avantazhe. Një prej tyre është padyshim për sa i përket niveleve të energjisë, sepse sipas një testi të bërë vitin e kaluar brenda shpellës frigoriferi i jashtëm, kurseu 32% të energjisë elektrike, pra një kursim shumë i rëndësishëm. Në vend të ftohjes dhe krijimit të zonave frigoriferike siç bëjmë jashtë, dmth me panele “Sandwich”, por këtu po përdorim shkëmbin duke e lënë atë sa më natyral”, ka thënë menaxheri Mauro Erlichier.

Përpara se shpellat të mund të përdoren, shkëmbinjtë ftohen me një gaz në një thellësi prej 5-7 metrash që do të thotë se ata më pas mbajnë një temperaturë konstante prej 1 gradë Celsius.