Muaji gusht i këtij viti në Parkun Arkeologjik Kombëtar Apolonia ka thyer çdo parashikim të tnë vizitueshmëri, duke tejkaluar edhe vitin 2019, që ka qenë piku i vizitave në Apoloni.
Ndërsa në Gusht të vitit 2019 ka patur vizitueshmëri sipas statististikave 8031. Gushti i këtij viti ishte 9704 pasi ky muaj ishte i familjeve dhe vizitave familjare duke i lënë stafetën shtatorit muajit të grupeve të organizuara që këto dite ka patur një fluks.
Parqet arkeologjike vitet e fundit janë kthyer në pika kyçe të atraksionit turistik. Vetëm në 2021-shin, me ngarkesën e efekteve të Pandemisë, nga 141 mijë e 547 vizitorë më shumë se 93 mijë prej tyre ishin të huaj.
Një vit më vonë edhe Apolonia po rimëkëmbet. Thuajse të gjithë vizitorët, nuk largohen pa vizituar Muzeun Arkeologjik me mbi 800 objekte që dëshmojnë deri në 1200 vjet para Krishtit, apo dhomëzën ku punoi Jakov Xoxa në të, e mjaft artefakte unike.