Ivanka Trump është fotografuar së fundmi teksa ishte duke shkuar për në palestër. Në ato momente ajo ka marrë një telefonatë emocionuese, pasi dukej se po qante.

Ish-këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë i fshehu sytë pas një palë syzesh dielli, por ajo dukej se po qante ndërsa mbante celularin e saj në vesh.

Mediat e huaja shkruajnë se 40-vjeçarja ka pasur disa muaj të vështirë,pasi bashkëshorti i saj, Jared Kushner, iu nënshtrua një operacioni të dytë në fund të javës së kaluar për kancerin e tiroideve. Sipas raportimeve ai shkoi me sukses.

Nëna e tre fëmijëve ishte e veshur me një bluzë me kapuç dhe streçe të zeza. Ajo e kombinoi look-un e saj me një palë atlete të zeza ‘New Balance’. Flokët e saj i kishte kapur bisht të çrregullt dhe kufjet e bardha i vareshin rreth qafës. Në kyçin e dorës kishte edhe një byzylyk me fije të kuqe, të cilin e mban prej vitesh.

Fytyra e Ivankës ishte plot emocione teksa ajo ecte nëpër parkingun e palestrës duke folur në celular. Është e paqartë se me kë po fliste, por ajo ishte dukshëm e mërzitur.

Në të njëjtën ditë që Ivanka u pa e përlotur bashkëshorti i saj Jared, 41 vjeç, foli për operacionin e tij gjatë një paraqitje në ‘The National Desk’. “Kam bërë operacionin javën e kaluar. Shkoi shumë mirë”, tha ai.

Gjithashtu krahas trajtimit të bashkëshortit, Ivanka është në pikëllim edhe për humbjen e nënës së saj. Ivana Trump, 73 vjeçe, u gjet pa ndjenja në fund të shkallëve në shtëpinë e saj më 14 korrik rreth orës 12:30.