Ben Blushi ka hapur një ekspozitë me fotografi në hollin e Kryeministrisë, me tematikë nga Ukraina.
Fotot tregojnë çfarë është Ukraina prej muajsh, katandisja e saj nga agresioni rus, të cilën Blushi e sjell si kujtesë dhe në kontekst të luftrave në Ballkan, specifikisht asaj të Kosovës.
Janë foto të cilat ai i ka realizuar gjatë qëndrimit në Ukrainë, kur udhëtoi aty me Ramën dhe Abazoviçin pak javë më parë.