Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare ka ndezur mbrëmjen e djeshme skenën në Sheshin Skënderbej së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj më të bukura ndër vite.
Ajo ka zbritur në skenë pak përpara orës 22:00 dhe për më tepër se 45 minuta elektrizoi sheshin e mbushur nga qytetarët që kishin ardhur enkas për koncertin e artistes shqiptare, koncert i cili ishte falas dhe u konceptua si një mesazh për të gjitha vajzat në formë sensibilizimi ndaj abuzimit të 11-vjeçares në Kosovë.
Këngëtarja performoi shkëlqyer hitet më të njohura por edhe muzikë me motive shqiptare e cili ngriti peshë publikun. Për ta përshtatur edhe më tepër veshjen e saj me meloditë e çiftelisë dhe lahutës Rita zgjodhi edhe njëherë stilistin Valdrin Sahiti për performancën e saj në zemër të kryeqytetit shqiptar.
Ora kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihej re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin tonë shqiptar.
Koncerti i Rita Orës erdhi sërish në Tiranë në kuadër të eventeve të Kryeqytetit Europian të Rinisë.