Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi u mor në pyetje lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani. Por ish-ministri është përballur me një situatë të pakëndshme. Një qytetar ka shpërthyer një fyerje ndaj tij duke e akuzuar, si ‘koka’ e krimit të Sali Berishës.

“O hajduta, o hajduta, o ushtar të Sali Berishës. Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës”- u shpreh qytetari. Hetuesit e SPAK po vijojnë të marrin në pyetje të tjerë ish zyrtarë që kanë pasur dieni mbi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Ruli ka qëndruar në ambientet e SPAK më pak se një orë, ku në dalje nuk ka dhënë deklaratë për mediat. Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe një ditë më parë në SPAK u pyet edhe ish gjenerali Vladimir Qirjazi.