Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Erling Haaland është shpallur lojtari i muajit gusht në Premierligë. Nëntë gola në pesë ndeshje është shifër e jashtëzakonshme.

Qysh në muajin e parë të tij në elitën e futbollit anglez, ai arriti të lërë gjurmë.
Sulmuesi norvegjez është qysh tani kandidat serioz edhe për lojtarin e muajit shtator, pasi e ka nisur mjaft mirë edhe këtë muaj.