Shkolla “Andrea Stefani”, do të presë në këtë vit të ri shkollor 900 nxënës të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Laprakës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e shkollës së re, ndërsa shton se kjo shkollë do të jetë një zgjidhje e shumë pritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës.
‘Mirëmëngjesi dhe me super shkollën e re “Andrea Stefani” gati për të pritur 900 nxënës, një zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, ju uroj një ditë të bukur.’- shkruan Rama.
Shkolla 9-vjeçare ‘Andrea Stefani’ është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.
Shkolla e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e gjer te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.