Ka hyrë në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ku theksohet se pronarët kanë të drejtë të blejnë sipërfaqen e ndërtuar me çmimin e tregut, por nuk mund ti shpëtojnë gjobës.

Të gjitha fondet që do të mblidhen si nga shitjet e këtyre ndërtimeve tek pronarët si nga gjobat do të përdoren për shpronësime apo kompensime për punët publike.

Ndërsa kur ndërtimi konfiskohet ai mund të përdoret për strehim ose për zyra.

Gjobat për ndërtimet pa leje janë sa vlera e punimeve të kryera, por asnjëherë më të vogla se 500 mijë lekë, ndërsa për shtesat e kateve gjoba është jo më e vogël se 300 mijë lekë.

Deri tani është konfiskuar pallati 9 kate i Julian Morinës dhe 1200 m2 ndërtim të Pëllumb Salillarit.

Në vendim është saktësuar se ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, krijon dhe administron një regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre.