Interi është mposhtur në udhëtim nga Udinese me rezultat 2:1, në kuadër të javës së shtatë në Serie A. Zikaltrit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë, kur Barella shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 22-të, kur Skriniar shënoi autogol. Në minutën e 85-të, Bijol shënoi për 2:1 pas asistimit nga Deulofeu. Kurse krejt në minutat shtesë, Arslan shënoi edhe një herë për vendasit për epilogun e këtij takimi. Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi e mori përsipër fajin.

“Fajtori kryesor jam unë sepse jam trajner, por do të jetë shkak për analiza. Ne e dinim se çfarë mund të bënte Udinese dhe duhej të bënim më shumë”, u shpreh ai. Me këtë fitore, Udinese ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 16 pikë të grumbulluara. Në anën tjetër, Interi mbetet i gjashti me 12 sosh.