200 milionë fëmijë në të gjithë botën janë të kequshqyer; mbi ose nënpeshë. Kjo do të thotë se 1 në 3 fëmijë nën moshën 5 vjeç, vuajnë nga problem që lidhen me ushqyerjen. Institucionet shtetërore shqiptare, raportojnë përmes të dhënave se 11% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç kanë prapambetje në rritje dhe 16% janë mbipeshë, ndërsa 29% e fëmijëve midis moshës 6 muaj dhe 2 vjeç ushqehen me një dietë të shumëllojshme që ka shpeshtësinë e kërkuar të ushqyerjes për moshën e fëmijës. Sfida globale është gjithashtu e ndjeshme në Shqipëri ku kequshqyerja ka sjell probleme që lidhen me aneminë dhe pamjaftueshmëria jodike që prek 25% fëmijëve nën moshën 5 vjeç dhe një në dy 50% fëmijë në moshë shkollore.
Sipas një studimi të vitit 2018 nga FAO dhe Instituti i Shëndetit Publik, në Shqipëri 17% e fëmijëve në moshë shkollore janë mbipeshë. Sipas raportit, barra më e madhe e kequshqyerjes në të gjitha format e saj përballohet nga fëmijët dhe adoleshentët në komunitetet më të varfra dhe të margjinalizuara. Lëvizjet demografike në Shqipëri, ndryshimi i stilit të jetesës, mungesa e aktivitetit fizik tek fëmijët dhe adoleshentët dhe kalimi i kohës përmes një smartphoni ka sjell problem të ndjeshme në cilësinë e jetës, mënyrën e të ushqyerit si dhe shëndetin e tyre.
Ekspertët e shëndetit dhe nutricionistët tregojnë se ushqimi i shëndetshëm gjatë pubertetit është i rëndësishëm sepse ndryshimet në trup gjatë kësaj kohe ndikojnë në nevojat ushqyese dhe ushqyese të një personi.
Janë të shumtë rastet ku adoleshentët për t’iu shmangur paragjykimit apo formave si bullizmi për shkak të mbipeshës, mbajnë dietë pa u konsultuar dhe në mënyrë drastike. Nutricionistër dhe ekspertët kanë disa sugjerime për autoritetet arsimore, prindërit për të ndërtuar një raport të drejtë mes ushqyerjes dhe aktiviteteve fizike në shkolla. “’Mënyrat e shëndetshme të të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik, mund të ndërthuren bashkarisht në kurrikulën mësimore në lëndë specifike, si edukata qytetare apo edukimi fizik, apo dhe në programet pas shkollës (aftër-school), si një manual për të mësuar aftësi të reja që i ndihmojnë nxënësit të zgjedhin dhe të mbajnë stile jetese të shëndetshme”- argumenton nutricionistja dhe life coach Bona Miekley.
Me rëndësi jetike për të arritur një ekuilibër të tillë është kombinimi i mirë i njohurive në bankat e shkollës me praktikën, pra atë që duhet të bëjnë të rinjtë pasi përfundojnë mësimin. Nutricionistja dhe life coach Bona Miekley thotë se aktiviteti fizik duhet të ketë edhe infrastrukturën ku mund të ushtrohen këto aktivitete. “Përveç leksioneve dhe mesazheve të ushqyerjes shëndetshëm, edukimi fizik i shkollës duhet të fokusohet në përfshirjen e nxënësve në aktivitete fizike cilësore dhe të rregullta. Madje për të nxitur gjithnjë e më shumë aktivitetin fizik tek të rinjtë, shkollat në bashkëpunim dhe me Bashkitë mund të investojnë sipas mundësisë rrugë të sigurta për ecje dhe çiklizëm për të shkuat në shkollë si dhe të promovojnë kohën aktive të pushimit midis orëve mësimore”.
Një ushqyerje e tillë, pa u konsultuar me specialist, mund të ndikoj negativisht në vazhdimësinë e tyre që mund të reflektohet si mbi apo nënpeshë si dhe sëmundje të tjera si pasojë e kequshqyerjes. Anemia është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të shfaqur tek të rinjtë si pasojë e kequshqyerjes dhe mungesës së hekurit. Ekspertët e shëndetit konsiderojnë se stili i jetesës, mundësitë ekonomike bëjnë që dhe tek adoleshentët të ketë një diferencë mes zonave urbane dhe atyre rurale për sa i takon sëmundshmërisë që i atribuohen ushqyerjes. Anemia është më tepër prezente te fëmijët dhe adoleshentët të cilët vijnë nga vështirësi ekonomike, përgjithësisht nga zonat rurale dhe familja e tyre nuk ka mundësi të realizoj një dietë të ekuilibruar.
Në Tiranë, ka iniciativa të mira me fokus edukimin që në vogëli për një ushqyerje të shëndetshme duke realizuar një menu në konsultim me nutricionistët në institucionet e arsimit, rritjes dhe edukimit. Kjo me qëllim që të synohet shmangia e sëmundjeve të tilla si pasojë e kequshqyerjes që në vogëli. Por nisma të tilla duhet të ndiqen në të gjithë vendin përmes programeve që edukojnë ushqyerjen e shëndetshme te fëmijët dhe adoleshentët në nivel kombëtar.
“Për të përmirësuar mënyrën e të ushqyerit, shkollat (kryesisht ato private që kanë kuzhinë për nxënësit) mund të përfshijnë paketa ushqimore gjithnjë e më të shëndetshme dhe të eliminojnë tregtimin e ushqimeve të pashëndetshme siç janë fast-food-et apo gatimet e thata”- sugjeron nutricionistja. Tirana që po mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” , po zbatohet gjatë këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar duke organizuar një sërë nismash që sjellin mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajojnë pjesëmarrjen aktive, diversitetin dhe përfshirjen duke bashkuar të rinjtë. Ushyerja e shëndetshme është një nga iniciativat më të mira të EcoHealth. Duke folur për këto problematika, inkurajohen të rinjtë në të gjithë vendin. Adoleshentët kanë nevojë të edukohen rreth të ushqyerit dhe duhet të përfshihen në iniciativa inkurajuese për shëndetin, gatimin ose ushqimin në tërsi.
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana