Kryeministri: Po, i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm të Policisë së Shtetit, ma ka konfirmuar ditën e hënën, sepse ishim shumë të shqetësuar lidhur me zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe me policinë e shtetit, që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm.

Ne nuk qeverisim duke i ndarë qytetarët në tanët ose të atyre, nuk merremi me biografi, nuk jemi një regji patronazishtësh. Muhamed Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye në policisë po vjen nga pas disa viteve punë në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, një ndër drejtorët më të rëndësishëm dhe oficerët me eksperiencën më të gjatë. Ai është një vlerë morale, me integritet të padiskutueshëm për ndershmërinë profesionale dhe unë uroj që të ketë sukses të plotë dhe ka mbështetjen tonë absolute.

Pyetjes së një qytetari nëse do të rritet paga për zjarrfikësit, Kryeministri iu përgjigj se: Këtë pyetje e kam parë në disa raste, do të rriten pagat për zjarrfikësit, sepse janë shumë të rëndësishëm në këtë periudhë kur zjarret janë shumë problem. Nevoja për rritjen e pagës së tyre është imediate.