Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Sali Berisha komentoi protestat që pati paralajmëruar se do zhvillohen në shtator. Berisha tha se me qeverisjen e Edi Ramës, shtresa e varfër është më e dëmtuara dhe se shumë shpejt do të nisin sërish protestat.
“Polarizmi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejtë asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Rama votat nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresa të shoqërisë ka mospranimin dhe dhunim e votës nga Edi Rama. Protestat do fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shty, por edhe shtytja e tyre bëhet për shumë aspekte e padurueshme, protestat dhe grevat e gjithanshme do jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga regjimi autoritar”, tha Berisha.