Konventa e drejtuesve të “Entreprises des Voyages” të Francës do të bëhet në Shqipëri vjeshtën e ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila u shpreh se zhvillimi i Konventës së drejtuesve të “Entreprises des Voyages” të Francës në Shqipëri, do jetë një mundësi e mirë për operatorët tanë turistikë.

“Me presidentin e Konfederatës Kombëtare Franceze të Ndërmarrjeve të Udhëtimit “Les Entreprises du voyage”, Jean-Pierre Mas dhe Sekretaren e Përgjithshme të Konfederatës Valerie Boned, në një takim shumë konstruktiv vendosëm që konventa e drejtuesve të “Entreprises des Voyages” të Francës të bëhet në Shqipëri vjeshtën e ardhshme. Një mundësi e shkëlqyer për operatorët tanë turistik të lidhen me homologët francezë për oportunitete të reja për turizmin shqiptar”, theksoi Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rajoneve Malore Frankofone, në Francë ku ka patur takime të shumta me drejtues dhe sipërmarrës francezë në fushën e turizmit.