Vendimi i Evropës për të ndaluar vizat e shtetasve rusë ka alarmuar Moskën. RIA shkruan se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se përgjigja e Rusisë ndaj kufizimeve të vizave të BE-së mund të jetë asimetrike dhe simetrike, por do të pasojë pa mëdyshje.
“Përgjigja e Federatës Ruse ndaj kufizimeve të vizave të BE-së mund të jetë asimetrike dhe simetrike. Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq, e paprecedentë dhe do të kërkonte një hakmarrje serioze nga Federata Ruse”, tha Peskov.
Agjentët rusë po kamuflohen si turistë dhe po futen në shumë vende të BE e për këtë arsye Brukseli po sheh mundësinë që të bllokojë dhënien e vizave.