Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama ka postua një foto me flamur e SHBA, teksa shkruan “11 shtator”, shkrim të cilin e shoqëron me një emoij lutje.
“11 SHTATOR SEPTEMBER 11” shkruan Rama në postimin e tij.
Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të kordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001.
Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.
Terroristët arritën të shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe të dëmtojnë rëndë Pentagonin në Uashington. Mijëra qytetarë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit.