Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi shtim të lehtë të vranësirave duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme mbeten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Veriu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut paraqitet Europa Jugperëndimore. Ndërsa pjesa me e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugore do të dominohen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Prej disa ditësh Republika e Kosovës është nën dominimin e kthjellime dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme vranësirat do të jenë gjatë mesditës dhe pasdites. Ndërsa paraditja dhe orët e mbrëmjes do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndrore të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktoj kushtet e motit në MV, KU orët e para të ditës do të sjellin kthjellime në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalimeve të pakta vranësirash.