Mali i Zi ka njoftuar qytetarët e vendit se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje dhe kufizime të energjisë elektrike.
Gjithashtu drejtori i EPCG Nikola Rovçanin thotë se Mali i Zi është një nga vendet e pakta në botë ku ndihet kriza energjetike për shkak të sezonit sepse është rritur konsumi dhe është zvogëluar prodhimi, duke shtuar se për këtë arsye është detyruar të importojë energji elektrike.
Në tre muaj, Mali i Zi importoi energji elektrike me vlerë gati 106 milionë euro dhe Trupi Koordinues Kombëtar që do të merrej me krizën energjetike, i formuar në fund të korrikut, nuk është mbledhur ende.