Zbardhen emrat e dy deputetëve që i bashkohen grupit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gazetari Osman Stafa raprton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Xhelal Mziun dhe deputetin Tomorr Alizoti.

Mësohet se Mziu është zgjedhur kryetar i grupit te punës per qarkun e Dibres dhe Alizoti, kryetar i grupit te punes Beratit.

Po ashtu mësohet se këta dy deputetë, nuk ishin dje të pranishëm në takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.