Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ndodheshin në Lalz, Durrës për të bërë një bilanc të sezonit turistik veror.
Kumbaro: Është dita botërore e turizmi. Sezoni turistik nuk ka mbaruar dhe zyrtarisht e kemi deri në 15 nëntor, ndonëse dhe dhjetori rezulton një sezon turistik më vete. Por të paktën e zgjodhëm për pjesën verore të sezonit turistik. është e rëndësishme të theksojmë se këtë vit në gjithë botën dita botërore e turizmit vjen me një koncept të ri “të rimendojmë turizmin.”
Për të bërë një lloj bilanci ndoshta jo 100% të mbyllur, por nj lloj bilanci të beharit na duhet të themi që ende sot që jemi në 27 shtator rezervimet janë plot. Durrësi, Kavaja, Saranda, Lezha janë plot. Kjo na tregon që kemi një rezultat të ri në rritjen e sezonit turistik. sezoni ishte një bashkëpunim shumë i ngushtë me qeveritë vendore. Dhe tjetra, kontakti i përditshëm me të gjitha agjencitë në territor.
Unë besoj se ky ka qenë një nga çelësat e suksesit për këtë sezon. Kemi krijuar një model shumë të mirë që na duhet ta përmirësojmë në sezonet e ardhshme. Cilësia e shërbimit në pjesën më të madhe të strukturave akomoduese është në rritje. Pasi e mbyllën sezonin veror kemi shumë arsye për të thënë që ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm. A ishte kjo verë më e pastër se sezonet e tjera verore? Po. Është punuar çdo ditë në gjithë territorin duke pastruar plazhet 24 orë në ditë.