Mila Kunis është shfaqur me një look interesant në premierën e filmit “Luckiest Girl Alive”, një fustan të zi të vogël. Aktorja 39-vjeçare dhe bashkëshortja e Aston Kutcher për të sjellë kombinuar veshjen zgjodhi një mini xhaketë sportive të zezë me çizme të gjata. Pamja e saj u kompletua me bizhuteri luksoze. Ajo i la flokët kaçurrela me onde dhe theksoi sytë me grimin e errët te sytë.
Filmi bazohet në një roman të vitit 2015 nga Jessica Knoll, i cili ndjek jetën e një gazetareje me stil në një revistë për femra në Nju Jork. Megjithatë, pas imazhit të saj magjepsës, ajo fshih demonët personalë, veçanërisht ata që mban nga ditët e shkollës dhe një incident me të shtëna që ka përjetuar kur ka qenë adoleshente. Heroina ka arritur të mbysë kujtimet e saj e këqija, derisa një dokumentar i nxjerr ato në sipërfaqe.