Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shfaqur këtë të premte në zonën e Farkës ku grupi verifikues i ngritur me VKM e qeverisë për konfiskimin e shtesave të ndërtimeve pa leje, ka verifikuar një ndërtesë tjetër që sipas tij ka 1200 metra katrore pa leje shtesa kati.
“Këtij subjekti do i lihen dy oposione, ta parablejë shtesën që është jashtë lejes me cmimin e tregut të indeksuar. Opsioni i dytë ta dhurojë këto shtesa kati e në këtë rast do shkojnë në favor të Entit të Banesave, e nëse nuk zgjedh asnjë do konfiskohet për interes publik.
Qëllimi ynë të parandaljomë e mos kemi më ndërtime pa leje, shtesa pa leje mbi lejet e dhëna e jo të jemi një agjenci imobiliare”, tha ministri Çuçi.
Ndërkohë në videon live të ministrit Çuçi, shpërndarë nga kryeministri në rrjetet sociale, ka dhe një mesazh të Ramës që thotë se “ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t’ia hedhin me rryshfete e me marifete”.
POSITM I RAMES
OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s’ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s’kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi👍
Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji👊
Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t’ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë🤮