Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, ishte i pranishëm në Samitin e Ballkanit të Hapur ku shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe integrimin sa më parë të Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjatë fjalës së tij ministri u shpreh se:“Në këto rrethana lufte ne besojmë se duhet të shohim të shmangim probleme të mëtejshme, mendoj se situata aktuale duhet ta bëjë më të dukshme për të gjithë se politika e zgjerimit duhet të jetë politika më e rëndësishme e BE. Europa padyshim ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe unë besoj se integrimi i këtyre vendeve rreth kësaj tryeze mund të kontribuonte padyshim në rritjen e sigurisë evropiane në tre aspkete. Së pari sigurinë fizike, të gjithë e dimë se lufta ka një ndikim të rëndë globalisht për zinxhirin e ushqimit.”
“Për të shmangur skenare si në 2015 na duhen veprime bashkëveprimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ja pse mendoj se integrimi i këtij rajoni për të shmangur një trysni të re lufte. Ballkani Perëndimor na ofron një tranzit të sigurt dhe absolutisht të besueshëm për furnizimin me energji.
Së treti siguria ekonomike, ju e keni rritur vëllimin tregtar midis vendeve të kësaj tryeze, kompanitë tona janë pjesë e tregut me këto vende.
Dua të theksoj se sa shumë Hungaria e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, vendet e kësaj tryeze hodhën hapat e nevojshëm drejt integrimit europian, është koha që tanimë Brukseli të veprojë. Dua ta bëj shumë të qartë se nëse varet nga Hungaria vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin integruar tanimë në BE “ tha Peter Szijjarto.