Në intervistën për “Opinion” ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka deklaruar se në vendin tonë ka media të financuara nga para ruse e kineze.
Diplomatja amerikane nuk ka preferua të japë emra të caktuara mediash që ushqehen me fonde të tilla, por tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?
Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjerët janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…
Blendi Fevziu: Edhe këtu?
Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.
Blendi Fevziu: Edhe në media?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?
Ambasadorja Kim: Jo.
Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?!
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Edhe në media.
Ambasadorja Kim: Po.