Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje. Është konfiskuar pallati 9 kate në Farkë që u denoncua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Pallati ishte pa leje dhe do të kalojë në llogari të shtetit.
“Ndodhemi në Farkë ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull pse kemi zgjedhur të vijë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. simbolikë e shklejes së ligjit 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa ansjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne”, tha Balluku.
Dje Rama tha se pallati në Farkë është ndërtuar pa leje dhe nën mbrojtjen e një shefi komisariati.