Agjencia Shqiptare e Kadastrës nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Himarës dhe Palasës, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.

“E vështirë të merreshim me Himarën. Fakti se është një vendbanim i vjetër, pa dokumentacion dhe me ndarjen e territorit përmes dëshmive të banorëve, që kjo familje ka jetuar këtu, ajo tjetra në zonën më tutje. Dhe kjo solli dhe 400 ankesa gjatë regjistrimit”, u shpreh Lame.

Një 91-vjeçar nga lagjia Kala e Himarës ishte i pari qytetar që gëzoi certifikatën e pronësisë në zonën e Himarës, pas një procesi të gjatë pune për regjistrimin e hartës kadastrale të qyteti historik në jug të vendit. I pranishëm ishte edhe Lame, i cili shpërndau disa certifikata. Lame pasqyroi vështirësitë e realizimit të hartës kadastrale në Himarës.
“Fakti se është një vendbanim i vjetër, pa dokumentacion dhe me ndarjen e territorit përmes dëshmive të banorëve, që kjo familje ka jetuar këtu, ajo tjetra në zonën më tutje e bënë edhe më të vështirë, çka solli dhe 400 ankesa gjatë regjistrimit”, tha Lame.

Kreu i Kadastrës bëri të ditur se deri më sot janë dhënë 37 609 shërbime kadastrale online për zonat e bregdetit, nga kalimi pronësisë për arsye trashëgimie, kartelat e pronës, transferimi i të drejtës së pronësisë..etj.

Ai u bëri thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë përmes e-Albania për të siguruar certifikatën e pronësisë, ndërsa shtoi se do ketë asistencë për që nuk mund ta realizojnë vetë aplikimin.

“Nga dita e hënë, mund të aplikoni për ta marrë një certifikatë. 3 766 pasuri të paluajtshme të regjistruara në zonën e Himarës. Të gjitha aplikimet përmes e-Albania. Për t’u orientuar njerëzit pranë sporteleve të Bashkisë do ketë asistencë”, vijoi Lame.

Procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vijën bregdetare në jug të vendit pritet të vazhdojë edhe me zona të tjera.