Një tjetër pallat me kate pa leje është çuar për verifikim sot në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në vendi. Në operacion ka qenë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka lajmëruar sot se një tjetër pallat në Tiranë ka shkuar për verifikim pasi ka kate pa leje.
“Sot kemi ardhur në një rast tjetër ku janë konstatuar shtesa kati pa leje. Kjo nuk është një fushatë mediatike apo demagogji por është operacion ligjzbatimi i këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin e pjesës së vjetër të drejtësisë që kur u vijnë dosje nga njerëz të kamur për evanzion fiskal e krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre,” ndër të tjera ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.