Vaksinat hundore kundër koronavirusit mund të ndihmojnë në kontrollim të pandemisë së koronavirusit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Këto lloj vaksinash janë miratuar në Indi dhe Kinë.
OBSH e ka mirëpritur mënyrën e re të luftimit të virusit, ndonëse ka thënë se dëshiron të ketë qasje në të dhënat për këto vaksina, dhe më pas të vendosë nëse do t’i miratojë.Kina ka prezantuar të dielën vaksinën e parë kundër koronavirusit, që jepet përmes hundës.India e miratuar një vaksinë të ngjashme të martën.
Drejtori i OBSH-së për Emergjenca, Mike Ryan, ka thënë se vaksinat e dhëna përmes hundës kanë aktivizuar përgjigje në mukozën e mushkërive.“Kjo vaksinë aktivizon frontin e parë të mbrojtjes, ku hyn virusi dhe ku shkakton dëme”, ka thënë ai.“Prandaj, vaksina hundore mund t’i ndihmojnë një personi që të mos infektohet dhe që të mos e bart virusin te të tjerët”.Ryan ka përmendur sesi vaksinat hundore, dhe ato që jepen përmes injeksionit, përdoren në kombinim për të luftuar sëmundjet sikurse poliomieliti.Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.Deri më tani janë regjistruar mbi gjashtë milionë njerëz të vdekur me këtë virus.