Kushtet e jetesës në 90% të vendeve në botë u përkeqësuan në vitin 2021, sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të publikuar nga Programi i Programi i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Zhvillim.
Indeksi, i cili mat shëndetin, arsimin dhe standardin e jetesës së një vendi, globalisht ka shënuar një rënie, për te dytin vit radhazi, për herë të parë pas 32 vjetësh.
“Edhe në kulmin e krizës financiare rreth dhjetë vjet më parë, vetëm një në dhjetë vende regjistruan një rënie”, sipas shefit të UNDP-së, Achim Steiner.
Zvicra renditet si vendi më i zhvilluar në botë me një vlerë prej 0.962, e ndjekur nga Norvegjia dhe Islanda.
Në raportin e parë të botuar në vitin 1990, SHBA-ja doli në krye, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 21-të. Në fund të renditjes janë Nigeria, Çadi dhe Sudani i Jugut.
Steiner vuri në dukje megjithatë se ka mundësi për të bërë progres, si nëpërmjet teknologjive të reja kompjuterike, shkencës dhe llojeve të reja të grurit.
Për shembull, në Kenia, 90% e nevojave për energji elektrike tani mund të plotësohen përmes energjisë së rinovueshme, falë investimeve të mëdha fillestare.