Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku po prezantojnë paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.

PAKETA E RE E REZISTENCËS SOCIALE për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor
• Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë
• Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët
• Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve
• Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË për familjarët dhe biznesin e vogël.