Zv.kryeministrja Belinda balluku ishte e pranishme në pallatin 9 katësh që u sekuestrua nga shteti ditën e sotme në Farkë. Balluku tha se investitorit do i jepen dy mundësi, e para është që ta blejë investimin me çmim tregu dhe e dyta është që t’ia dhurojë shtetit. Nëse zgjedh një nga këto dy mundësi, investitori i shpëton ndjekjes penale, por është i detyruar të paguajë gjobë. Nëse investitori nuk pranon, investimi do i konfiskohet, do paguajë gjobën si edhe do ndiqet penalisht.“Megjithatë ky proces s’ka të bëjë vetëm me konfiskim apo me të gjitha veprimet e tjera që ne do t’iu mundësojmë investitorëve që kanë shkelur ligjin. Ky aksion ka të bëjë edhe me hetimin e secilit veprim që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin.Bazuar në VKM e dalë vetëm një ditë më parë, ka disa mundësi për këtë objekt, mundësia e parë është që ky objekt pasi të verifikohet nga inspektorët e IKMT do shikohet edhe mundësia për prishjen. VKM i jep edhe disa mundësi të tjera, në radhë të parë do ti ofrojmë mundësinë që ta parablejë këtë vepër me një çmim të tregut por ama të indeksuar.
Paratë nëse investitori vendos ta paravbljë do shkojë në llogarinë e Bankës së Shqipërisë me destinacion shpronësimet në këtë rast shpronësimet që do kemi në projektet e ndërtimit të unazës së madhe. Në variantin e dytë investitorit do i ofrohet mundësia që ta dhurojë këtë objekt. Duke e dhuruar padyshim që do ta përdorim për banesa sociale për të akomoduar banorë që preken nga projekti i unazës së madhe, në raste të tjera mund të përdoret për zyra.Në të dyja raste padyshim që investitori që ka shkelur ligjin do jetë i detyruar të paguajë gjobë. Nëse zgjedh një nga këto dy veprime do ketë të drejtën e legalizimit të ndërtesës që do të thotë nuk do të ndiqet penalisht. Nëse investitori s’do pranojë ta paguajë e as ta dhurojë atëherë kjo ndërtesë do të konfiskohet.Gjithashtu do ndiqet penalisht, përveç gjobës që paguhet në të gjitha rastet. Synimi ynë është të vendosim ligjin, e kemi nisur nga Tirana që është kryeqyteti por kjo do hapet në çdo qytet e çdo vend vetëm për ato ndërtesë që janë ndërtuar me qëllim fitimi, nuk bëjnë pjesë ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet”, tha Balluku.