Ditën e sotme kryeministri Rama sëbashku me ministret Ibrahimaj e Balluku ( e cila është edhe zv.kryeministre) shpalosi para publikut paketën e re të Rezistencës Sociale. Kjo paketë siç theksoi Rama: ”Rrit rrogat, rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë • Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët • Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË të paprekur për familjarët dhe biznesin e vogël”.

Por, nga ana tjetër, të gjithë ata që konsumojnë më shumë se 800 kwh, do ta paguajnë çdo kilovat (pra shtesën mbi 800 kw) me çmimin e tregut. Mirëpo, kaq ka mjaftuar që opozita të nisë spekulimet, duke i bërë llogaritë në mënyrë të tillë, për të thënë që ata që preken shumë me shumë familje dhe se rritja fillon nga fatura 76 mijë lek të vjetra. Thënë ndryshe, opozita u tha shqiptarëve se 800 kwh kushtojnë 76 mijë lekë. Pra, sipas opozitës ata konsumatorë që kanë faturën mbi 76 mije lekë të vjetra do të preken nga rritja.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Truku i përdorur nga opozita qëndron në faktin se ata e llogarisin çmimin pa TVSH, kur në fakt çmimi në faturën e çdo qytetari është me TVSH-në e  përfshirë. Me një shumëzim të thjeshtë çmimi për 800 kwh llogaritet si më poshtë: 800 x 9.5 lekë + 20% TVSH = 9.120 lekë.  Pra, çdo familje që sot e ka faturën deri në 91 mijë lek të vjetra, nuk preket nga rritja nëse do vijojnë të konsumojnë po kaq energji. Mbi fashën 800kw, pra mbi 91 mijë lek faturë, qytetari do të paguaj 42 lekë plus TVSH, për çdo kilovat.

Truku i opozitës duke i bërë llogaritë pa TVSH, ka trembur disa konsumatorë që shpenzonin mesatarisht 85 mijë lek në muaj, të cilët me llogaritë e opozitës do duhet të paguanin më shumë. Pjesë e kësaj çorodie dashakeqe politike janë bërë edhe disa media pranë opozitës./F.Muça