Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në Beograd, u mbajt një Panair Vere, ku morën pjesë 22 kantina prodhuese shqiptare të verërave si dhe kantina nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Bashkë me seancat e degustimit si dhe takimet dy palëshe mes prodhuesve, në ditën e tretë të panairit u zhvillua një konkurs me pjesëmarrjen e mbi 600 llojeve të ndryshme verash nga kantinat e rajonit në prani të një jurie profesioniste të cilën e drejtonte Carolinë Gilby nga Britania.

Në mesin e gjithë pjesëmarrësve vera e kuqe shqiptare e Kantinës “Nurellari” u vlerësua me medalje floriri. Po ketë medalje për verën e bardhë e mori edhe Kantina “Faba”. 7 Medalje Argjend u vlerësuan kantinat: Duka, Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Belba dhe 3 Medalje Bronzi u dhanë për Belba, Medaur, Duka.

Qeveria shqiptare thotë se vreshtarinë dhe verëtaria e ka në fokus me synim nxitjen e zhvillimit të sektorit.

“Panairi i Verërave” do të përsëritet çdo vit midis vendeve të rajonit të Ballkanit të Hapur si një nismë më shumë për hapjen dhe për fuqizimin ekonomik të vendeve.

Panairi i parë i verërave, i quajtur “Vizioni i Verës” nisi më 2 shtator në Beograd, dhe do të zgjasë 4 ditë. Të pranishëm në panair ishin kryeministri Edi Rama, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriur Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

250 prodhues nga e gjithë bota marrin pjesë, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit të shijeve që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës.