Pas më shumë se 24 orë nga sulmi kibernetik i Iranit, sistemi TIMS në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ është rikthyer gjithashtu edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës.

Report Tv mëson se sistemi është në funksion të plotë dhe tashmë regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve në Rinas do të bëhet përmes tij dhe qytetarët nuk do të jenë të detyruar të presin në radhë të gjata për t’u regjistruar në regjistrat me shkrim.

Sakaq, sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë. Ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale. Por në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer ende sistemi.

Në pikat kufitare tokësore dhe detare vijon regjistrimi me shkrim i hyrjeve dhe daljeve.