Qeveria kërkon ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve. Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin për ndryshimet në ligj që të shtohet masa me 1/3 kur një i dënuar kryen një tjetër krim me dashje.

Ndërsa kur krimi është i përsëritur ose kryhet 5 vite nga dënimi i parë, të shtohet ½ e dënimit. Propozimi për ndryshimin e ligjit vjen pasi në procesin e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë, qytetarët rezultuan se ishin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda.