Izraeli ka emëruar ambasadoren e re në Turqi, për herë të parë që nga viti 2018. Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se ambasadorja e re është Irit Lillia. Diplomatja Lillia besohet të ketë luajtur një rol vendimtar në normalizimin e lidhjeve midis Turqisë dhe Izraelit.

Lillian ishte ambasadore në Bullgari nga viti 2015 deri në vitin 2019. Në gusht, Turqia dhe Izraeli ranë dakord të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas një ndërprerjeje katërvjeçare.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha javën e kaluar se një dekret i ri që përfshin emërimin e ambasadorit në Tel Aviv ishte gati për t’i paraqitur presidentit.