Në një deklaratë të shkurtër të postuar në Instagram, Princi William thotë se “ndërsa bota ka humbur një lidere, unë, megjithatë kam humbur një gjyshe”.
“E dija se kjo ditë do të vinte,” tha ai duke iu referuar vdekjes së Mbretëreshës, por do të kalojë pak kohë përpara se realiteti i jetës pa gjyshen të ndihet vërtetë”.
“Unë do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur babain tim, Mbretin, në çdo mënyrë që mundem”, shtoi ai.