Prodhimet bijo të tokës shqiptare ishin pjesë e sallonit të shijes “Slow Food” në Torino, Terra Madre. Mes 165 vendeve pjesëmarrëse dhe mbi 1 000 fermerëve nga e gjithë bota, pjesë e panairit për herë të parë me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ishin dhe 8 fermerë nga zonat të ndryshme të Shqipërisë, që ekspozuan prodhimet e zonave të tyre. “RIGJENERIMI”, i marrëdhënies së njeriut me natyrën, ishte qëllimi i aktivitetit për këtë vit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e pranishme ditën e parë pati edhe takime me zyrtarë të lartë Italian si dhe mori mbështetjen e Komisionerit të Bashkimit Europianë për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Paolo Gentiloni.
Në përshëndetjen drejtuar fermerëve shqiptarë, ministrja garantoi mbështetje për prodhimet artizanale, si një instrument për mbrojtjen mjedisit nga keq-shfrytëzimi i tij. “Në politikat tona ne mbështesim fermerët e vegjël përmes subvencioneve të ndërmarra për ta. Ne po identifikojmë një mori produktesh të origjinës së mbrojtur, kemi identifikuar… që ka marrë dhe çmim nga “Terr Madre” slow food”, tha Krifca.
Gjatë ditëve të sallonit të shijes, kuzhinierët shqiptarë nga Elbasani e Lezha performuan, duke gatuar për publikun me bazë grurin. “Slow Food” ka nisur udhëtimin e saj në fund të viteve 1980’, ndërsa në vitin 2004 u realizua për herë të parë në “Terra Madre” salloni i shijes. Këtë vit Shqipëria mori pjesë për herë të parë në mënyrë të institucionalizuar, duke ekspozuar produkte si Djathi Mishavine: Gliko, Jufka: Vaji i ullirit i Elbasanit: Vera Kallmet dhe fasulet: Barëra të ndryshme: Boronica reçel dhe lëngje.