Vladimir Putin ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, duke thënë se përbëjnë kërcënim për të gjithë botën.

Në një fjalim në një forum ekonomik në Vladivostok, ai tha se Rusia po përballej me “agresionin” ekonomik të Perëndimit.

Por presidenti rus tha se evropianët po sakrifikojnë cilësinë e jetës për shkak të sanksioneve, ndërsa vendet më të varfra po humbnin aksesin akoma edhe në ushqim.

Ai tha gjithashtu se Evropa po mashtron vendet e varfra me grurin e Ukrainës. Për muaj të tërë portet detare të Ukrainës u bllokuan nga forcat ruse, por që kur eksportet rifilluan në fillim të gushtit, lideri rus pretendoi se vetëm dy anije me grurë kishin shkuar në Afrikë.

Vendet perëndimore iu përgjigjën luftës ruse duke vendosur sanksione ndaj një numri të madh individësh, biznesesh dhe ndërmarrjesh shtetërore ruse. Bashkimi Evropian ka kërkuar të shkurtojë varësinë e tij nga gazi dhe nafta ruse dhe Moska ka mbyllur tubacionin kryesor të gazit Nord Stream 1 për Gjermaninë, duke e fajësuar atë për çështje teknike.

Çmimet e energjisë janë rritur, dhe ministrat e BE-së do të takohen të premten për të gjetur një zgjidhje si përgjigje ndaj krizës.