Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë shtesën e huasë më Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike. Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, bëri me dije se me këtë shtesë do të ndërhyehet në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit për komponentët e rikualifikimit urban, përmirësimit të infrastrukturës dhe ndërhrjes në sitet turistike.
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.
Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urabane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë”, tha zëvendësministrja.