Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në shkollën e re “Andrea Stefani”, nga ku bëri thirrje për të ndërgjegjësuar fëmijët për kursimin e energjisë elektrike.

“Ndërkohë që cmimi rritet e rritet në mënyrë marramendëse në treg, në bursë, ku duhet ta importojmë e mbetet ai që ishte për familjarët e bizneset është qeveria, buxheti i shtetit që plotëson gjithë atë hendek që zgjerohet midis cmimit real e cmimit që paguan secili në faturë. Duhet në gjithë shkollat të sensibilizohen fëmijët e më pas të kthehen në këshilltarët e prindërve që mos harxhojnë energji të panevojshme por të jemi sa më të kursyer që të përballojmë, jemi të vetmit që kemi mbetur pa rritur cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë biznesin e vogël”.

Rama ndërkohë ka komentuar dhe reagimet që ka bërë opozita pas vendosjes së fashës 800 kw/h. Kryeministri theksoi se cmimi i energjisë nuk do të preket, por nuk dihet deri kur.

“Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait”.

Edi Rama: Ka pasur një përpjekje apo një dyndje mbase dhe krejt të papërgjegjshme ng të njëjtët burim e të keqinbformimit, manipulimit të shqetësimit të opinionit sikur medemek do rritet energjia elektrike.

Por në fakt nuk do rritet as për familjarët as për bizneset por do ndryshojë qasja për ata që konsumojnë energji përtej atij kufiri që është kufiri që plotëson të gjitha nevojat normale të një familje për të pasur funksionimin normal.

Janë 96% e familjeve shqiptare që harxhojnë deri në 80 kw/h është një 4% me shtëpi të mëdha, pishina në shtëpi, oborre të mëdha, që janë ata që kanë një konsum shumë intensiv që shkojnë përtej 800 kw/h dhe ajo që është e hatashme është që këta 4% që janë dhe më të pasurit, të kamurit e këtij vendi konsumojë 20% të të gjithë konsumit të familjeve shqiptare.

Për ta, e për cdo kw/h që është mbi 800 do ketë cmim real të tregut. S’ka kuptim që shumica dërrmuese e popullit të paguajë për një cmim të mbrojtur për të ndricuar oborret, fasadat, të mbajnë me ujë të ngrohtë pishinat të atyre që kanë mundësi të paguajnë më shumë.

Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait, se është një mall që ka një vlerë të jashtëzakonshme e kosto për buxhetin e shtetit.