Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër shkollë që do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor. Rama ka ndarë foto nga shkolla ‘Iliria’ e cila do të presë nxënësit e Fushë Krujës me ambiente të reja e kushte moderne, e rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryeministri ka ndarë edhe një risi të kësaj shkolle, e cila është e pajisur me panele diellore për vetëprodhimin e energjisë. Në foto e ndara nga Rama, vihen re panelet diellore të vendosura në tarracën godinës së shkollës ‘Iliria’.

“Mirëmëngjesi dhe me shkollën “Iliria” në Fushë-Krujë, një tjetër destinacion arsimor i Rilindjes pas Shkatërrimit prej tërmetit, ku ka zënë vend edhe risia e vetëprodhimit të energjisë me panele diellore, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Nisur nga kriza energjetike, Rama pak ditë më parë në inaugurimin e shkollës ‘Andrea Stefani’ në Tiranë, tha se ka ardhur momenti që fëmijët të edukohen në shkolla sesi të kursehet energjia elektrike.