Vladimir Putin kërkon të krijojë konflikt duke përmendur sa më shpesh Kosovën. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.
Edi Rama: Përsërit vazhdimisht: “Kosovë, Kosovë, Kosovë”. Shefi i Kremlinit nxit problemet më të dhimbshme nga të gjitha të pazgjidhurat në Ballkan dhe bën gjithçka për të krijuar një fitil të ri.
Kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për “Open Balkan” duke e konsideruar si mënyrën e vetme për të ulur të gjitha shtetet në një tryezë pavarësisht konflikteve me njëra-tjetrën.
Edi Rama: Për herë të parë në historinë e Ballkanit, politikanë të lartë u ulën së bashku në një tryezë një here në vit, gjithmonë në qytete të ndryshme evropiane, në Londër, Paris, Trieste, Vjenë. Deri sa u largua nga politika, Merkel ishte personalisht çdoherë e pranishme. Kjo ka ndryshuar gjithçka.
Ndër të tjera, kryeministri thotë se “Open Balkan” synon të përmbyllet fati i historisë.