Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga kantierët e segmenteve rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë si dhe Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit. Kreu i qeverisë thotë se punimet po vazhdojnë me ritme të shpejta dhe do të përmirësojnë aksesin me pikën kufitare të Qafë Botës. “Paralelisht po punohet edhe për segmentin tjetër rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, vazhdim i aksit Kardhiq-Delvinë, që do të lehtësojë qarkullimin drejt Sarandës.
Punimet përfshijnë zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këto segmente rrugore”, u shpreh Rama.