Kryeministri Edi Rama, në lidhje me rritjen e inflacionit në Shqipëri shpjegoi se ne po e mbajmë nën një kontroll relative, në raport me vendet e rajonit: “Po të shikoni normën e inflacionit të rritjes, në rajon, nga Maqedonia e Veriut është afro 17%, tek Kosova 13% dhe Serbia rreth 13%. Ndërkohë, që rritja në Shqipëri për gushtin ka qenë 8%. Dhe në totalin e vet, në 8 muaj inflacioni në Shqipëri është përsëri një shifror rreth 6%. Ndërkohë që në vendet e rajonit vijmë me mbi 10-11%. Këto nuk janë shifrat e mia, këto nuk janë as shifra të nxjerra nga qeveria, këto janë shifra të nxjerra nga Eurostatit.
“Patjetër, duhet bërë më shumë, por ka edhe një element tjetër që rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes, jo vetëm për pensionistët, por edhe për shumë të tjerë, është një rritje e qëndrueshme, pra nuk është një paketë e cila ka një afat, por është një rritje e cila konsolidohet më tutje, në vitin e ardhshëm, ku jemi gati të bëjmë indeksime sado të ndjeshme si rezultat i një inflacioni që askush nuk e parashikon sesi do të shkojë.” shtoi Rama.