Deputeti demokrat, Fatmir Mediu ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve që të mos hapen dosjet e ish-sigurimit për të ish-përndjekurit politikë. Sipas Mediut, kjo s’do ishte e drejtë për ish-të përndjekurit, pasi do iu shkaktohej një dhimbje e madhe.

Por, kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se e mirëkupton kërkesën e Mediut, por hapja e dosjeve është një domosdoshmëri, pasi e vërteta duhet të dalë në shesh.

Pjesë nga diskutimi:

Mediu: Të hapen këto dosjet për gjithsecilin, por në qëndrimin tonë nuk mund tu bëjmë moral të përndjekurve politikë, s’mund të kërkojmë hapjen e dosjeve të të përndjekurve politikë, ka presion, histori të tmerrshme brenda familjes. Nëse nuk u dhamë mundësinë që të rehabilitohen dhe s’ka asnjë përgjegjës, të kthehen në pronat e tyre, të mos bëjmë lodra në kurriz të atyre. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të diskutojë për qëndrimin e atyre njerëzve, u janë pushkatuar motrat vëllezërit, baballarët. Do ishte e padrejtë dhe e pamoralshme nga ana jonë. Duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar dhimbje e probleme”, tha Mediu.

Bushka: I shërben zbardhjes të së shkuarës. Është domosdoshmëri. Padiskutim është një simbolikë e fuqishme jo vetëm për të kaluarën por edhe për brezat e ardhshëm. Ju mund të keni të drejtën tuaj ta paragjykoni, s’po them gjë, këtë qëndrim keni pasur edhe në 2015. Kjo nuk na bën ne që s nismëtar të jemi të ftohtë. Pavarësisht dhimbjeve për çështjet që preken nga personat që kanë vuajtur nga ai regjim, ne një klasë e re politike jemi tërësisht të ftohët, duhet të jemi të kujdesshëm. Përsa kohë është treguar kujdesi maksimal, ne nuk jemi vonë. Ju kërkoj të mos na paragjykoni.

Alibeaj: Jam i pirur që të shoh dhe të lehtësoj dhimbjen që ka ndodhur ndaj të gjithë pjesës të të persekuturave politikë. Dilema ka qenë gjithmonë kjo, të mos hapim dosjet se ndoshta mund të ketë pasur raste që kriminalitet i sigurimit mund të ketë shkuar deri brenda familjeve të të përndjekurve. Kjo do të kishte koston tjetër, kriminaliteti i sigurimit kurrë nuk do të dilte në pah. Dilemë morale shpirtërore. Kjo lloj dileme na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, unë kam bindjen, e vërteta na bën të lirë. Në analizë të fundit, edhe pjesa e të përndjekurve, ata të cilët kundër dëshirës tyre, të shtyrë, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptarë sot po edhe familjet e tyre duhet të kuptojnë që s’ka qenë shkak thyerja e tyre por kriminaliteti i ish-sigurimit. E mirëkuptoj sensibilitetin e mediut, por jo e vërteta na bën të lirë.