I pranishëm në Samitin e Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Beograd ishte edhe Kryeministri i Malit të Zi, i cili shprehu kënaqësinë e tij për mbledhjen e këtij samiti që diskuton çështje me interes të rajonit dhe shpreh mbështetjen e Malit të Zi për këtë nismë.

Gjatë fjalës së tij, Abazoviç tha se: “Ballakani përmes nismës Ballkani i Hapur ka nevojë për një nismë të re progresive. Kemi provuar githçka gjatë historisë sonë, zënkat, konflikte, luftra dhe vetëm një gjë që nuk kemi provuar është të bashkëpunojmë. Ka ardhur tani koha që të zgjedhim paqen dhe progresin, të kuptojmë se një fleksibitet më i madh i kufijve nuk nënkupton ndryshim të kufijve, por një mundësi për bashkëpunim, biznes, pajtim dhe lëvizshmëri”

“Kjo nismë ka treguar se është shumë e suksesshme dhe brenda një periudhe të shkurtër kohe ka dëshmuar se pavarësisht të gjitha pengesave mund të bëjë gjëra që janë të rëndësishme për qytetarët.

Duke pasur parasysh krizën që mund të vijë në dimër dhe që mund të zgjas deri në pranverë, ne duhet t’i mbajmë kanalet tona të komunikimit të hapura për qytetarët tanë, të cilët janë të ngopur me nacionalizma dhe kanë nevojë për bashkëpunim” deklaroi Abazoviç.